LAJMI I FUNDIT:

Zaev-Glavchev: Bashkëpunimi Bullgari-Maqedoni po zhvillohet në drejtim të mirë

Zaev-Glavchev: Bashkëpunimi Bullgari-Maqedoni po zhvillohet në drejtim të mirë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot realizoi takim me kryetarin e Kuvendit Popullor të Bullgarisë, Dimitar Glavchev. Sipas njoftimit të qeverisë, në takim është konstatuar se bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë vazhdon të zhvillohet në drejtim të mirë, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në pritje të ratifikimit të Marrëveshjes për fiqnjësi të mirë dhe bashkëpunim mes dy shteteve, tanimë janë vendosur kontaktet e para mes afaristëve nga dy vendet, që do të kontribuojë për zhvillimin ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja në më shumë fusha”, thonë nga qeveria.

Zoran Zaevi në takim me Glavchevin ka thënë se marrëveshja për fiqnjësi të mirë me Bullgarinë hap perspektiva dhe përfitime do të kenë qytetarët e dy vendeve.

“Përparimi i dy shteteve fqinje, Maqedonisë dhe Bullgarisë jep mesazh të fuqishëm në rajon dhe më gjerë, se vendet mund edhe vetë t’i tejkalojnë çështjet e hapura, nëse ekziston vullnet i sinqertë politik”, ka thënë Zaevi.

Kurse Glavchev në takim ka deklaruar se vendi i Maqedonisë është në NATO dhe BE dhe se Bullgaria do ta mbështesë Maqedoninë në këtë rrugë.

Nga Qeveria njoftojnë se në takim bashkëbiseduesit kanë përfunduar se bashkëpunimi rajonal është me rëndësi për të ardhmen euroatlantike./Telegrafi/