LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Spasovski do ta vizitojnë fshatin Poroj në Tetovë

Zaev dhe Spasovski do ta vizitojnë fshatin Poroj në Tetovë

Kryeministri Zoran Zaev së bashku me ministrin për punë të brendshme, Oliver Spasovski, sot pritet ta vizitojnë fshatin Poroj në Tetovë, i cili gjatë ditës së djeshme u kaplua nga reshje të mëdha të shiut dhe si pasojë lumi doli nga shtrati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

https://telegrafi.com/lumi-qe-kercenon-banoret-e-porojit-dhe-rrethines-per-te-cilin-nuk-kujdeset-aspak-shteti-fotovideo/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/lumi-qe-kercenon-banoret-e-porojit-dhe-rrethines-per-te-cilin-nuk-kujdeset-aspak-shteti-fotovideo/

Paraprakisht Zaev dhe Spasovski do të takohen me kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, ndërsa në vizitën në Poroj pritet t’i shoqërojë edhe Hazbi Lika.


Si pasojë e vërshimeve të djeshme në fshatin Poroj, rruga Tetovë-Jazhincë vazhdon të mbetet e bllokuar./Telegrafi/