LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Dimitrov sot në Gjenevë në takim me Dendias

Zaev dhe Dimitrov sot në Gjenevë në takim me Dendias

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov do të takohen me shefin e diplomacisë greke, Nikos Dendias.

Në takim me Zaevin dhe Dimitrovin, Dendias foli në intervistën për radion greke “Tema fm”, por edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas në radhët e brifingut me gazetarët.


Shefi i diplomacisë greke tha se Bashkimi Evropian “krijoi hendek në politikë dhe drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dy vendet i ka lënë në “pritje” duke komentuar se “pritja” nuk është politikë dhe nuk është fare as pozicion.

Dendias në intervistën për radion greke sqaroi se takimi me Zaevin dhe Dimitrovin do ta shfrytëzojë të informohet dhe t’i dëgjojë pozicionet e tyre, paralelisht theksoi se Greqia diskuton edhe me Italinë dhe Gjermaninë, pasi perspektiva e BE-së e vendeve të rajonit për Athinën, është çështje e drejtpërdrejtë, por shton se nevojitet kujdes.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas në brifingun e djeshëm me gazetarët tha se bisedimet do të fokusohen në Marrëveshjen e Prespës dhe zbatimin e reformave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori