LAJMI I FUNDIT:

Zaev dhe Borisov sot në seancë të përbashkët qeveritare

Zaev dhe Borisov sot në seancë të përbashkët qeveritare

Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Bullgarisë sot në Shtëpinë e ARM-së në Strumicë do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare, në të cilën do të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume.

Siç njoftuan nga Qeveria e Maqedonisë, është planifikuar konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrave Zoran Zaev dhe Boyko Borisov, njofton Telegrafi Maqedoni.


Seanca do të fillojë me takimin mes dy kryeministrave, më pas do të pasojë seanca plenare. Ndërsa pritet që të nënshkruhen nëntë dokumente për bashkëpunim dypalësh në fushën e politikës së jashtme, investimeve, energjetikë, mbrojtje, turizëm, telekomunikim, invrastrukturë dhe reagime gjatë katastrofave natyrore.

Këto marrëveshje janë pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, e cila më 1 gusht u nënshkruajt në Shkup./Telegrafi/