Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta thotë shpenzimin e parave të mëdha është e vetmja mënyrë që klubet mund të marrin lojtarët më të mirë dhe për të arritur sukses, pasi dëshmitarë të cilësisë së Kevin De Bruyne dhe Anthony Martial kanë dëshmuar këtë gjë.

“Futbolli është i tillë. Nëse ju doni të sjellni lojtarë të mëdhenj ju duhet të paguani shuma marramendëse të parave ndonjëherë”, u tha Zabaleta gazetarëve.


“De Bruyne është duke bërë me të vërtetë mirë dhe të gjithë ne shpresojmë që ai të vazhdojë me këtë ritëm edhe në të ardhmen”.

“E njëjta gjë vlenë edhe për Anthony Martial. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme. E di që United ka paguar shumë para për të, por deri më tani ai ka treguar se ia ka vlejtur shpenzimi në të”, deklaroi Zabaleta. /Telegrafi/
 

telegrafi sport app