LAJMI I FUNDIT:

YouTuberi prodhon Lamborghini Aventadorin nga kartoni, e shet për 10 mijë dollarë – paratë e mbledhura nga shitja i jep për bamirësi

YouTuberi prodhon Lamborghini Aventadorin nga kartoni, e shet për 10 mijë dollarë – paratë e mbledhura nga shitja i jep për bamirësi

Një Lamborghini i prodhuar nga kartoni nga YouTuberi i njohur me nofkën Kiwi, është shitur për më shumë se 10 mijë dollarë dhe të gjitha mjetet e shitjes së veturës do të dhurohen për bamirësi.

YouTuberi, David Jones e shiti Lamborghini Aventador nga kartoni për 10.420 dollarë, e paratë e shitjes ka njoftuar se do të dhurohen për spitalin e fëmijëve Starship në Auckland të Zelandës së Re, transmeton Telegrafi.


Jones e bëri Lamborghini Aventadorin nga copa të kartonit që i bleu në internet dhe thjesht arriti ta shndërroj në kryevepër. Vetura ka përmasa 1.65 e gjerë dhe 3.78 e gjatë.

YouTuberit i është dukur ide e përkryer që paratë e mbledhura nga shitja e kësaj veture, që t’i dhurojë për spitalin e fëmijëve. /Telegrafi/