LAJMI I FUNDIT:

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

YouTube po teston AI që e çon përdoruesin në pjesën më interesante të videos

Në mars, YouTube filloi testimin e funksionit “Jump ahead”, i cili tani është i disponueshëm për një gamë më të gjerë përdoruesish përmes youtube.com/new për abonentët Premium.

Pas klikimit të dyfishtë për të kapërcyer fillimin e videos, do të shfaqet një buton që ju çon në pjesën ku shumica e përdoruesve zakonisht kalojnë për të parë përmbajtjen, transmeton Telegrafi.

Për disa sekonda, një buton “Jump ahead” shfaqet në këndin e poshtëm djathtas, përpara se të zhduket, duke ju ofruar mundësinë për të shpejtuar përpara 10 sekondat e zakonshme.


YouTube përdor inteligjencën artificiale për të zgjedhur “vendin më të mirë për të kërcyer”, bazuar në të dhënat e shikimit, dhe ky opsion ndodhet në Kontrollet Premium.

Funksioni aktualisht është i dukshëm vetëm në aplikacionin celular dhe për të parë nëse e keni atë, duhet të shkoni te Settings > Try experimental new features.

Për më tepër, kjo është e disponueshme vetëm për përdoruesit amerikanë dhe për përmbajtjet video në anglisht. Gjithashtu, nuk disponohet për çdo video. /Telegrafi/