LAJMI I FUNDIT:

YouTube Kids lansohet së shpejti si një ueb-faqe e ndarë

YouTube Kids lansohet së shpejti si një ueb-faqe e ndarë

Mundësinë shfaqjes së materialeve vetëm për fëmijë, YouTube do ta sjellë së shpejti edhe si ueb-faqe, derisa për momentin në dispozicion është vetëm ai aplikacion për telefona.

Derisa më herët është bërë e ditur, se po punohet që të ketë një platformë të ndarë për fëmijë, dedikuar kërkimeve në kompjuter, mësohet se lansohet së shpejti, mbase brenda kësaj jave, transmeton Telegrafi.


“Ne e dimë se çfarë iu pëlqen atyre që kanë nga katër vjet, e që nuk iu pëlqen atyre që i kanë dhjetë. Do të ndajmë videot, varësisht nga mosha që ka fëmija” thuhet në raportin e kompanisë.

Ndarja në bazë të moshës, mund të bëhej në dy forma, prej tetë e më të reja, apo tetë deri në 12-vjeç. Tani është më e lehtë për prindër, që të zgjedhin në YouTube Kids, pikërisht atë që do iu interesonte fëmiëjve.

Në fillim, ndarja e një platforme të vetme për fëmijë, ishte që të mos ekspozohen ndaj materialeve të papërshtatshme dhe të ndjeshme, si dhe të mbrohen nga ngacmimet e pedofilëve.

Por, formati i ndarë, sjellë shumë përparësi, sepse mund të ketë më shumë kontrollë mbi kualitetin dhe përmbajtjen e gjërave që shfaqen aty. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Google Camera tani është Pixel Camera në Play Store

Teknologji
Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Huawei i shton telefonave të saj një veçori të re

Teknologji
Kalo në kategori