LAJMI I FUNDIT:

Youngstark implementon Workplace të Facebook brenda kompanisë IQ to Link – synon tërë tregun e Kosovës

Youngstark implementon Workplace të Facebook brenda kompanisë IQ to Link – synon tërë tregun e Kosovës

Bota profesionale po zhvillohet me shpejtësi të madhe. Vetëm duke krijuar një mjedis të mirë të punës, ne ju mundësojmë punëtorëve tanë të punojnë në mënyrë shumë më të shpejtë dhe më efikase.

Sot ne jetojmë në një botë shumë të shpejtë dhe të hapur, ku puna dhe jeta personale nuk dallojnë shumë nga njëra tjetra.


Informatat kritike, shpeshherë mbesin të mbyllura në Inbox të e-mailit tuaj, CC në gjuhën e e-mailit reprezanton Carbon Copy, e cila është një teknologji më e vjetër se 70 vjet.

E-maili nuk është më social, nuk i përshtatet komunikimit në grup, nuk ka mundësi për chat dhe video call etj.

Zakonisht, në Inboxin tuaj ju jeni të mbingarkuar me informata të cilat nuk janë për interesin tuaj dhe është e vështirë të prioritizohen.

E-mailat në grup, përditësimet me Newsletter, miratimet ose reagimet e ngadalta, nuk janë të krijuara për një botë që lëviz shpejtë.

Brenda 3 viteve të ardhshme, 50% e forcës së punës do të jenë adoleshentët!

Lendrit dhe Jonas, nga kompanitë Youngstark dhe IQ to Link, ishin pjesëmarrës në “UK Workplace Transform”, një event i mbajtur në zyrat kryesore të Facebook në Londër.

“Duke krijuar një mënyrë kuptimplotë të komunikimit, organizata juaj është e gatshme t’i mbijetojë të ardhmes. Jeta jonë profesionale duhet të inspirohet nga e ardhmja. Në vend të e-mailit, Intranetit Statik ose Sistemeve për HR, ne kemi lëvizur në një mënyrë më të mirë të komunikimit, dhe jemi të gatshëm t’i ndihmojmë kompanitë tjera të kalojnë në Workplace”, ka thënë Lendrit Pula.

Së pari, Workpalce fillon të forcojë kulturën e korporatës tuaj, duke krijuar një ndjenjë të transparencës dhe duke i bërë punëtorët të ndjehen të fuqizuar. Gjithashtu mundëson që CEO të ketë një kuptim më të mirë mbi kompaninë dhe të komunikojë me ekipin që gjendet në vijën e parë.

News Feed – Gjeneron informata nga të gjitha grupet Brenda kompanisë tuaj, dhe ju servon vetëm përmbajtjen që i përshtatet interesave tuaja.

Open Groups – Komuniko me të gjithë pjesëtarët e ekipit tuaj rreth informatave më të rëndësishme dhe ideve më të reja.

Grupet e Mbyllura – Puno vetëm me një pjesë të ekipit, për shembull Departamentin e Marketingut, në një hapësire të plotë për bashkëpunim, ku mund të shkëmbeni fajlla, krijoni targetat tuaja dhe menaxhoni të gjitha projektet.

Workplace Messenger – Komuniko direkt me tekst the thirrje, në një platformë që ju ndiheni shumë rehat. Nuk keni nevojë për të përdorur platforma të komplikuara për Video konferenca.

Takimet në ekip, ose ato 1:1, mund të mbahen në mënyrë shumë të lehtë përmes Screen Sharing dhe Group Calls.

Profilet me informata të kompletuara, Organization Chart dhe përkthimi automatik i gjuhës, e bëjnë bashkëpunimin në ekip edhe më të fortë.

Ne mund të rrisim angazhimin në punë vetëm duke u dhënë punonjësve tanë një ndërfaqe që ata e njohin dhe e duan tashmë.

Me integrimin e platformave të ndryshme si Dropbox, G-Suite, OneDrive dhe shumë të tjera, Workplace mund të bëhet qendra e kompanisë tuaj, duke pasur akses direkt tek fajllat dhe informatat nga një platformë sociale që ne tashmë jemi te familiarizuar.

Security – Llogaria juaj e Workplace është komplet e ndarë nga ajo e Facebookut personal. Postimet që ju i bëni në llogarinë tuaj personale nuk shfaqen në Workplace dhe anasjelltas.

Në Workpalce premium, kompania zotëron dhe administron të dhënat e llogarisë, ju mund të identifikoni, fshini ose eksportoni ato në çdo kohë. Gjithashtu llogaria juaj është e sigurt përmes fjalëkalimit tuaj personal. Workplace nuk servon reklama.

IQ to Link ka qenë një adoptues i hershëm i Workplace, prandaj së pari ata praktikojnë atë që u sugjerojnë të tjerëve, pasi ata janë një kompani me më shumë se 700 punëtorë dhe kanë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh.

“Misioni ynë është të transformojmë dhe të rrisim angazhimin e punonjësve, bashkëpunimin dhe produktivitetin. Komunikimi i përmirësuar në të gjithë kompaninë, në çdo departament apo gjeografi, u jep të gjithëve një zë dhe i bëjnë ata të ndjehen pjesë e misionit të kompanisë suaj”, ka thënë Jonas Reichenbach.

Kompania Youngstark, e mundësoi implementimin e Workplace brenda kompanisë IQ to Link.

Ata ofrojnë shërbime të plota për menaxhim të platformave, trajnime, gjuhë të unifikuar të komunikimit të brendshëm dhe krijimin e identitetit dhe kulturës vizuale.

Workplace nga Facebook po ndihmon kompanitë që të vazhdojnë drejt së ardhmes. Ju keni mundësinë të përdorni një platformë me të cilën punëtorët tuaj tashmë janë të familiarizuar, në mënyrë që ata të jenë gjithmonë të fokusuar në inovacion.

Youngstark mund të ju ndihmoj të implementoni Workplace brenda korporatës tuaj, gjithashtu edhe në krijimin e një hierarkie të unifikuar, dhe në trajnimin e punëtorëve tuaj. Nëse ju duhen më shumë detaje, kliko këtu www.youngstark.de

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Google po investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë

Teknologji
Kalo në kategori