LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: Vuçiqi po vazhdon të mbetet kopje e Millosheviqit

Ymeri: Vuçiqi po vazhdon të mbetet kopje e Millosheviqit

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ende ka synime që ta kopjojë Sllobodan Millosheviqin.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ymeri ka shkruar se presidenti serb po vazhdon të përdorë deklaratat e Millosheviqit për Kosovën.


“Në vend se të synojë rezultate më të mira me idetë dhe veprimet e Sllobodan Millosheviqit duke keqpërdorur serbët e Kosovës, Aleksandër Vuçiqi le të dëshmohet në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve brenda Republikës së Serbisë, duke filluar nga plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë (sidomos kapitujt 23 dhe 24) dhe jetësimin e tri marrëveshjeve që i ka firmosur Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës, me prani ndërkombëtare”, ka shkruar Ymeri, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë:

NË VEND SE TA KOPJOJË MILLOSHEVIQIN, VUÇIQI LE TË VJEN NË DIALOG PËR TA TRAJTUAR ÇËSHTJEN E MINORITETEVE NË SERBI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi vazhdon të synojë të bëhet kopje e Sllobodan Millosheviqit. Pasi e glorifikoi atë si “lider të madh me qëllime të mira dhe rezultate të dobëta”, tash përdorë deklaratën e tij të Fushë-Kosovës në vitin 1987, ku Millosheviqi iu kishte thënë serbëve: “Askush nuk guxon t’ju rrahë”.

Të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht emrit që mbajnë, gjuhës që flasin e religjionit që e besojnë, janë të barabartë e gëzojnë të drejta të barabarta. Republika e Kosovës nuk do të përndjekë por do të përfshijë e integrojë.

Në vend se të synojë rezultate më të mira me idetë dhe veprimet e Sllobodan Millosheviqit duke keqpërdorur serbët e Kosovës, Aleksandër Vuçiqi le të dëshmohet në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve brenda Republikës së Serbisë, duke filluar nga plotësimi i kritereve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë (sidomos kapitujt 23 dhe 24) dhe jetësimin e tri marrëveshjeve që i ka firmosur Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës, me prani ndërkombëtare.

Protestat nëpër Serbi dhe të gjitha të dhënat e organizatave të besueshme për të drejtat e njeriut po flasin mjaftueshëm për pushtetin e tij.

Në vend se t’i vajtojë dhe t’i keqpërdorë serbët e Kosovës për interesat e pushtetit të tij në Beograd, Aleksandër Vuçiqi të vjen në tavolinën e negociatave në Bruksel, për ta trajtuar gjendjen dhe pozitën e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve. Le ta krahasojmë aty pozitën kushtetuese dhe ligjore, si dhe gjendjen shoqërore, të minoriteteve në Serbi dhe në Kosovë. Të serbëve në Kosovë dhe të shqiptarëve në Serbi.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori