Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka kërkuar sot rritjen e pagës minimale në Kosovë e cila është aktualisht më e ulta në rajon.
“Paga minimale prej 170 euro për të punësuarit mbi moshën 35 vjeçare dhe 130 euro për ata nën këtë moshë, nuk mbulon as për së afërmi nevojat e punëtorit buzë varfërisë, përderisa mijëra punëtorë mbajnë nga dy puna ose punojnë mbi 8 orë në ditë, vetëm sa për të plotësuar nevojat ekzistenciale”, ka thënë ai sot në një konferencë për media, përcjell Telegrafi.
Duke sqaruar se arsyeja dhe objekti i Interpelancës së ftuar nga Partia Socialdemokrate për pagën minimale është edhe nxitja e diskutimit publik për këtë çështje, Ymeri rikujtoi se që prej se ka hyrë në fuqi ligji për Këshillin Ekonomik-Social (KES), paga minimale është vendosur vetëm një herë në vitin 2011.
“Prej atëherë, kjo pagë ka vazhduar të jetë e njëjta, edhe pse ekonomia reale dhe ndikimi social i saj ka ndryshuar në mënyrë drastike”, ka thënë nënkryetari i PSD-së, teksa gjatë kësaj kohe, pagat në sektorin publik janë rritur së paku dy herë, si dhe për të tretën herë së fundi me Ligjin për Pagat.
Visar Ymeri rikujtoi se ndonëse KES-i pati kërkuar rritjen e pagës minimale në 250 euro, ky propozim është shpërfillur nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Sipas tij, botërisht është dëshmuar që paga minimale ka shumë efekte pozitive, pasi që rritja e saj e ulë pabarazinë në të ardhura dhe e rritë mirëqenien e gjithëmbarshme.
Ymeri ka folur edhe mbi atë se si paga minimale ndikon në dimensionin ekonomik, përveç atij social, pasi që rritja e saj rrit sasinë e parave në treg, fuqinë blerëse, si dhe më pas edhe qarkullimin agregat të parasë në ekonomi, e rrjedhimisht vlerat e ekonomisë në përgjithësi.
Deputeti i Partisë Socialdemokrate njoftoi se Interpelanca e thirrur për këtë temë do të përqendrohet në efektet sociale dhe ekonomike, por edhe në metodologjinë e llogaritjes së pagës minimale. “Përmes debatit do të kuptohet edhe joqëndrueshmëria e kundërshtimeve për rritjen e pagës minimale”, ka shtuar ai.
Në fund, Visar Ymeri shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e Partisë Socialdemokrate për bashkëpunim me sindikatat e punëtorëve, me qëllim që ata të kenë rol vendimmarrës dhe që të respektohet puna e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
RIT Kosovo (A.U.K) organizon ngjarjen vjetore Gala Dinner - “Support Kosova’s Next Success Story”
Këto janë 7 kompanitë gjigante që vlejnë së bashku 14 trilionë dollarë – por ja sa fitojnë CEO-t e tyre
Njoftim nga Agjencia Kosovare e Privatizimit
Aplikimet estetike janë më të sigurta në duar me përvojë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit