LAJMI I FUNDIT:

Ymeri për draftin e Ramës për Asociacionin: Refuzimi apriori ndaj këtij dokumenti është problematik

Ymeri për draftin e Ramës për Asociacionin: Refuzimi apriori ndaj këtij dokumenti është problematik

Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk mund të quhet tradhtar nëse konsiderohet njëkohësisht kryeministër i një vendi fqinj, i cili nuk ka dhënë asnjë zotim për ta mbrojtur Kosovën.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Ymeri ka thënë se Edi Rama nuk i ka ngul thikën pas shpinës Kosovës.


Sipas Ymerit, “nëse Zajdenica ose Asociacioni qenka thikë pas shpine, së pari e ka bërë Hashim Thaçi, pastaj Isa Mustafa dhe i treti Albin Kurti”.

“Nuk mund ta quash Edi Ramën tradhtar nëse e konsideron njëkohësisht që ai është kryeministër i një vendi fqinj, dhe meqë është kryeministër i një vendi fqinj ai nuk ka dhënë kurrfarë zotimi për ta mbrojtur shtetin tënd, ai ka të drejtë të propozojë dokumente, nëse do ta marrësh merre, nëse jo mos e merr. Edi Rama nuk i ka ngul thikë pas shpinës Kosovës, nëse Zajdenica ose Asociacioni qenka thikë pas shpine, së pari e ka bërë Hashim Thaçi, pastaj Isa Mustafa dhe i treti Albin Kurti”, u shpreh Ymeri.

Siç thotë Ymeri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me pranimin e pikës 7 të marrëveshjes, ka pranuar që do të ketë Asociacion i cili bazohet në marrëveshjet paraprake për të cilat ndërmjetësuesi thotë se janë relevante.

Rama për draftin e tij të Asociacionit: Ata që kundërshtojnë propozimin, jetojnë me komunizmin në kokë
Lexo po ashtu Rama për draftin e tij të Asociacionit: Ata që kundërshtojnë propozimin, jetojnë me komunizmin në kokë

“Albin Kurti ka pranuar që ne do të bëjmë Asociacion. Kemi një kryeministër që për mua fatmirësisht ndërhyri në proces në të cilin deri më tani e kishim veç një dokument, dokumenti i përpiluar nga ekipi menaxhues i cili udhëhiqet nga deputetja e Aleksandër Vuçiqit”.

Megjithatë, Ymeri është shprehur pro draftit të Asociacionit, por në rast se përmbajtja e të njëjtit nuk i përshtatet Kosovës, të mos pranohet.

“Jam plotësisht dakord që nëse përmbajtja e dokumentit nuk i përshtatet Kosovës ne atij i themi nuk na duhet asgjë. Refuzimi apriori ndaj këtij dokumenti për mua është problematike sepse në fund të fundit e kemi tash prej shqiptarëve vetëm një njeri që e ka marrë guximin të dalë dhe të propozojë diçka për Asociacionin. Krejt të tjerët në Kosovë, heshtin”.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori