Analisti Visar Ymeri ka theksuar se lirimi i policëve është mirë në rrafshin human por fatkeqësia sipas tij është se këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e përdor si mjet drejt shtimit të presionit karshi Kosovës që Kosova t’i bëjë hapat e vet.
Ish-deputeti Visar Ymeri, ka thënë se përmes përfaqësuesit të BE-së, Josep Borrell, Bashkimi Evropian po tregon se po e ndryshon qasjen karshi dialogut.
Kjo sepse sipas tij, po rritet këndvështrimi ne të cilën Kosova vazhdimisht po shihet si problemi i pengesës së vazhdimit të dialogut.
“Përmes Borrellit po na tregohet se BE-ja po e ndryshon qasjen karshi dialogut sepse po rritet këndvështrimi në të cilën Kosova vazhdimisht shihet si problemi i pengesës së vazhdimit të dialogut. Kjo është e dëmshme për Kosovën”, ka thënë Ymeri.
Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet se kush është meritor për lirimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe, Ymeri ka thënë se Kosova është në një situatë ku duhet të gjejë miq kudo që ka, e jo të krijojmë armiq të ri.
“Jemi në një situatë në të cilën problemet me të cilat po merremi në fakt nuk janë probleme, në kuptimin që janë probleme që janë krijuar tash për tash dhe mund të zgjidhen por duke krijuar probleme të reja janë dy mundësi, po më duket që Qeveria po mendon që përmes këtyre problemeve të avancohet pozita e Kosovës, po përmirësohet. Problemet që po i krijojmë ne nuk po mund t’i zgjidhim vetë”, tha Ymeri.
Sipas tij, lirimi i policëve është mirë në rrafshin human edhe për Republikën e Kosovës dhe jo vetëm për familjet e tyre por “fatkeqësia sipas tij është se këtë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po e përdor si mjet drejt shtimit të presionit karshi Kosovës që Kosova t’i bëjë hapat e vet”.
“Për mua këtu janë 2 pyetja, a vjen lirimi i këtyre policëve pasi që ka pas një marrëveshje ku janë marrë vesh se cili do të jetë hapi i Kosovës si kundërvlerë apo pritet që tash presioni ndërkombëtar ta kthejë kundërvlerën prej Kosovës?”.
“Këtë nuk e di, po kjo edhe koha kur është bërë dhe mënyra si e bëri ishte një lëvizje taktike fatkeqësisht Serbia doli mirë, edhe pse kidnapimi i policëve mendoj që e ka larguar këtë presionin e madh prej Kosovës sepse e bëri vetën palë problematike në terren. Nga ky moment kanë filluar secila palë që të dyja palët duhet të ndërmarrin hapa për shtensionim”, shtoi ai.
Ymeri thekson se nëse deklaratat e Josep Borrellit merrën formalisht dhe gjykohen, atëherë siç thotë analisti Ymeri, shihet që ka një shpërfaqje brengosëse jo të mbase qëllimeve të tij politike si person por të drejtimit të kahjes së politikës së BE-së karshi dialogut për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe