LAJMI I FUNDIT:

Michel e Rama nga Brukseli: Shtensionim i menjëhershëm në veri të Kosovës, për të mirën e Ballkanit

Michel e Rama nga Brukseli: Shtensionim i menjëhershëm në veri të Kosovës, për të mirën e Ballkanit

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, e ku temë diskutimi ishte situata në veri të Kosovës.

Michel ka theksuar se në takimin me Edi Ramën u theksua se nevoja e “shtensionimit të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës për të mirën e mbarë Ballkanit Perëndimor”.


Borrell: Masa politike dhe financiare ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shënojnë progres në shtensionimin e situatës
Lexo po ashtu Borrell: Masa politike dhe financiare ndaj Kosovës dhe Serbisë nëse nuk shënojnë progres në shtensionimin e situatës

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe zbatimi i marrëveshjeve duhet të vazhdojë me shpejtësi. Pres që Këshilli Evropian të dërgojë një mesazh të qartë këtë javë”, ka shkruar Michel në “Twitter”.

E për këtë takim ka shkruar edhe kryeministri shqiptar, i cili ka thënë se shtensionimi i situatës në veri të Kosovës është rruga e duhur për t’iu rikthyer dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, teksa e ka vlerësuar lajm të mirë lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia javë më parë.

“Me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, ishim të një mendje se lirimi i tre policëve të Kosovës sot ishte një lajm shumë i mirë, megjithëse i vonuar! Domosdoshmëria e shtensionimit të menjëhershëm, e cila është rruga e duhur drejt fazës finale të dialogut për Marrëveshjen e Normalizimit mes Kosovës e Serbisë, duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori