LAJMI I FUNDIT:

Ymeri: ‘Kosova e Re’ projekt skandaloz, shtrenjton rrymën

Ymeri: ‘Kosova e Re’ projekt skandaloz, shtrenjton rrymën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë në seancën e Kuvendit të Kosovës se projekti për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”është skandaloz dhe dëmton ekonominë.

“Dje është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’, ky është projekti më i madh pas luftës, por edhe jotransparent. Ky projekt është skandaloz pas privatizimit tash po zbatohet faza e dytë e privatizimit. Ky privatizim nuk ka se si të jetë ndryshe veç privatizim i shtetit”, tha Ymeri.


Sipas tij, do ta shtrenjtojë rrymën prej 28 deri në 32 për qind.

“Termocentrali ‘Kosova e Re’ do të ketë një bllok 500 megavatësh, kthimin në investime për këtë investim do të jetë diku 21. 5 për qind, ndërkohë që ngritja e çmimit të energjisë parashikohet nga Qeveria nga 28 deri 32 për qind, si rrjedhojë e këtij projekti. Besoj se këto mjaftojnë për ta treguar se sa skandaloze është kjo kontratë dhe ky projekt në përgjithësi. Ky është rasti i parë i privatizimit të kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike në vendin tonë. Pas privatizimit të dëmshëm dhe shkatërrues të rrjetit të shpërndarjes tash po zbatohet faza e dytë e privatizimit të gjenerimit një hap jashtëzakonisht i dëmshëm drejt privatizimit të energjisë elektrike në përgjithësi”, tha Visar Ymeri, shkruan Telegrafi.

Sipas kryetarit të Vetëvendosjes me marrëveshjen për Termocentralin “Kosova e Re”, Qeveria e Kosovës i ka shuar mundësitë për zhvillim ekonomik. “Me këtë kontratë ne po heqim dorë nga infrastruktura jonë. Ne po heqim dorë nga një mundësi që e ka ekonomia e Kosovës”, ka thënë Ymeri. /Telegrafi/