LAJMI I FUNDIT:

Yllka Kuqi zbulon për herë të parë portretin e vajzës teksa vjen me setin e ri fotografik

Yllka Kuqi zbulon për herë të parë portretin e vajzës teksa vjen me setin e ri fotografik

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, muajin e kaluar solli në jetë fëmijën e saj të parë, vajzën Luiza.

Artistja, e cila e ka ruajtur këtë pjesë me shumë fanatizëm, dje për herë të parë zbuloi portretin e foshnjës së porsalindur.


Ajo ka publikuar në llogarinë zyrtare, Instagram, një imazh pranë të bijës, i cili duket të jetë realizuar menjëherë pas ardhjes në jetë të saj.

View this post on Instagram

Nënë e Bijë ❤️

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on Mar 10, 2020 at 9:55am PDT

“Nënë e Bijë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos, derisa duket në formë të mahnitshme pas lindjes.

Përmes një fotografie të ëmbël, Yllka Kuqi tregon se u bë nënë për herë të parë
Lexo po ashtu Përmes një fotografie të ëmbël, Yllka Kuqi tregon se u bë nënë për herë të parë

Të shumta kanë qenë edhe urimet nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga fansat e shumtë të saj.

Ky është fëmija i parë i Yllkës me bashkëshortin Astrit Pallaska, me të cilin është e martuar afro një dekadë.

Çifti tash e një kohë janë zhvendosur në Toronto për të jetuar, gjersa atje ka sjell edhe vajzën.

View this post on Instagram

💖

A post shared by Yllka Kuqi Artist (@yllkakuqi) on Feb 16, 2020 at 9:51am PST

Në anën tjetër, Yllka javën e kaluar publikoi projektin e ri “Self Made Superstar” në bashkëpunim me Baby Brown dhe Cengiz Elmaz. /Telegrafi/