LAJMI I FUNDIT:

Yllka Kuqi habitet nga fansi që i shkruajti tri herë për diçka “urgjente”

Yllka Kuqi habitet nga fansi që i shkruajti tri herë për diçka “urgjente”
Foto: Yllka Kuqi/Instagram

Këngëtarja Yllka Kuqi është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për muzikën e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.


https://www.instagram.com/p/BvcG0xnnhpN/

Së fundmi, Yllka ka vendosur që të ndajë me ndjekësit një imazh, përmes së cilit ka treguar një mesazh të çuditshëm që i kishte arritur në InstaDirect.

Bëhet fjalë për një nga ndjekësit që i kishte shkruar tri herë por në periudha të ndryshme, se kisha nevojë urgjente të bisedonte me këngëtaren.

Foto: Yllka Kuqi/InstaStory

E habitur nga kjo gjë, Yllka ka shkruar me ironi se kjo është ajo që e quan vërtet “urgjente”, kur tri herë brenda tre muajve të ndryshëm, dërgohet i njëjti mesazh me të njëjtën përmbajtje.

Në secilën prej periudha që ndjekësi ka shkruar, këngëtarja nga Gjakova nuk ia ka kthyer përgjigje. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BvR59hunhmk/