LAJMI I FUNDIT:

“Ylli më i ri i Hollivudit” është robotaksi Waymo

“Ylli më i ri i Hollivudit” është robotaksi Waymo

Waymo tashmë ka marrë miratimin për të operuar me automjetet e saj pa shofer në Los Anxhelos dhe zona të tjera.

Komisioni i Shërbimeve Publike të Kalifornisë (CPUC) ka miratuar ofertën e kompanisë së transportit në pronësi të Alphabet për zgjerimin e operacioneve të robotaksive, pavarësisht protestave nga qytetet kryesore të vendit.


“Ne i jemi mirënjohës CPUC-së për këtë votë besimi ndaj operacioneve tona, që hap rrugën për vendosjen e shërbimit tonë komercial Waymo One në Los Anxhelos dhe Gadishullin e San Franciskos”, tha zëdhënësja e Waymo, Julia Ilina.

Waymo ka filluar testimin e programit autonom të vozitjes gjatë vitit të kaluar, dhe ka organizuar një peticion që shteti të miratonte planin e tij të sigurisë së pasagjerëve.

Gjatë këtij procesi, kompania ka pranuar reagime të shumta nga zyrtarët e vendit, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Kryebashkiaku i Los Anxhelos, Karen Bass, ka shprehur shqetësimin për automjetet Waymo të cilat sipas tij bllokojnë rrugët kur automjetet e urgjencës përpiqen të kalojnë.

Por, pavarësisht kundërshtimit nga shumë zyrtarë, Waymo mori mbështetje nga shumë grupe e organizata të ndryshme si ato të çiklistëve, këmbësorëve, dhe grupe të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas kompanisë, automjetet me vozitje autonome kanë më pak gjasa të përfshihen në një aksident trafiku sesa ato që drejtohen nga njerëzit.

Por, ka shumë pamje ku shihen veturat Waymo duke ndërprerë qarkullimin rrugor, duke bllokuar automjetet e emergjencës, dhe duke shkaktuar aksidente.

Mosbesimi ndaj këtyre veturave ka arritur kulmin kur gjatë festimit të Vitit të Ri Hënor në San Francisko qytetarët kanë djegur njërën nga to. /Telegrafi/