LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Real Madridit i ‘frustruar’ me rolin e tij në skuadër pas transferimit të Mbappes

Ylli i Real Madridit i ‘frustruar’ me rolin e tij në skuadër pas transferimit të Mbappes

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo ka mbetur i frustruar që prej transferimit të Kylian Mbappes në ‘Santiago Bernabeu’ dhe kjo ka alarmuar klubet e Ligës Premier.

Mbappe më në fund iu bashkua Realit si lojtar i lirë nga PSG-ja verën e kaluar, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet për reprezentuesin francez.

25-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 10 ndeshje në La Liga, ku tri prej tyre kanë ardhur nga penalltia, teksa madrilenët momentalisht janë nëntë pikë larg liderit Barcelonës.


Ardhja e Mbappes ka pasur më së shumti ndikim tek Rodrygo, i cili tashmë e gjen veten më shumë në bankën rezervë.

Sipas një raportimi nga SPORT, braziliani ndihet se të gjitha përpjekjet e tij për t’u bërë pjesë e formacionit titullar gjatë këtyre katër sezoneve janë ‘shkatërruar’ tërësisht nga transferimi i Mbappes.

Rodrygo ishte një lojtar tejet i rëndësishëm për Carlo Ancelottin vitin e kaluar, duke luajtur titullar në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve, aty ku shënoi pesë gola dhe asistoi në dy të tjerë.

Sidoqoftë, roli i tij ka ndryshuar rrënjësisht këtë sezon dhe 23-vjeçari ishte futur në fushë ndaj Milanit vetëm në minutën e 74-të.

Meqenësë Rodrygo po vuan për të gjetur minuta në kryeqytetin spanjoll, duket se kjo ka krijuar një mundësi perfekte për klubet angleze që të shprehin interesimin e tyre.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Man City janë të gatshëm të bëjnë një ofertë prej 150 milionë eurosh për Rodrygon, teksa edhe Liverpooli më herët ishte lidhur me një transferim të mundshëm të tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Liga e Kampionëve
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

La Liga
Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

La Liga
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Ylli i Barcelonës i zhgënjyer nga trajtimi që po i bëhet nga Flick – largimi i tij punë e kryer

Ylli i Barcelonës i zhgënjyer nga trajtimi që po i bëhet nga Flick – largimi i tij punë e kryer

La Liga
Kalo në kategori