LAJMI I FUNDIT:

Ylber Ramadani shënon gol spektakolar në Skoci, Aberdeeni merr fitore të thellë

Ylber Ramadani shënon gol spektakolar në Skoci, Aberdeeni merr fitore të thellë

Ylber Ramadani ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit skocez me skuadrën e tij Aberdeen.

Në derbin e xhiros së 14-të në Ligën Premier të Skocisë, mes Aberdeen e Hibernian, Ramadani ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij me rezultat të thellë 4:1.

Mesfushori shqiptar e ka nisur titullar si gjithnjë ndeshjen për bardhekuqtë dhe ka shënuar edhe një gol shumë të bukur në këtë sfidë.


Ishte minuta e 61-të e ndeshjes, kur Ramadani u gjet bukur afër zonës dhe shfrytëzoi një top të kthyer duke realizuar gol me një goditje të fuqishme.

Për ish-anëtarin e Dritës, Prishtinës dhe Ferizajt, ky ishte goli i parë në elitën e futbollit skocez me fanellën e Aberdeen.

26-vjeçari ka luajtur në 13 ndeshje këtë edicion në kampionat, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

Reprezentuesi shqiptar është ndër mesfushorët më të mirë dhe më të vlerësuar në Skoci.

Pas fitores ndaj Hibernian, Aberdeen ngritët në pozitën e tretë në tabelë me 22 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se Rangers dhe 11 më pak se Celtic. /Telegrafi/

https://twitter.com/kirkwallkid/status/1588637382613823488?s=20&t=QpLIjNUR4ly9ayxOd2G3hg

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Simeone tregon se si do ta rreshtojë Ancelotti ekipin e tij në përballjen mes tyre në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

La Liga
Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Humbja ndaj Real Betisit ndezi alarmin e Carlo Ancelottit – ai duhej të bëjë ndryshime për ndeshjet vendimtare të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori