LAJMI I FUNDIT:

Yjet janë në favor tonin: Këto tri shenja horoskopi do të kënaqen në dashuri gjatë majit

Yjet janë në favor tonin: Këto tri shenja horoskopi do të kënaqen në dashuri gjatë majit

A jeni edhe ju ndër fatlumët të cilët majin do ta mbajnë shumë gjatë në mend…

Dashi


Muaji maj për Deshtë absolutisht do të jetë në anën tuaj, posaçërisht në marrëdhëniet dashurore. Beqarët e kësaj shenje të zjarrtë do të kenë rastin të njohin personin i cili do t’ia preokupojë tërë vëmendjen gjithë verës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, kjo nuk është e gjitha në planin e tyre dashuror për muajin maj. Është më se e sigurt që ndonjë ish e dashur sërish t’i kthehet në jetë dhe ta bëjë të lumtur.

Nëse jeni në lidhje dashurore, muaji i ardhshëm do të jetë i rezervuar për romantikë. Qetësohuni – e keni merituar.

Virgjëresha

Virgjëreshave të skofiare dhe romantike muaji maj dhe tërë vera do t’u jetë pjesë e jetës të cilën një ditë do ta tregojnë me buzëqeshje në fytyrë.

Pjesëtarët e kësaj shenje të cilët kanë partnerë me siguri do të marrin ofertë për jetë të përbashkët apo mbase edhe do të fejohen, ndërsa Virgjëreshat beqare do të jenë aq të parezistueshme për gjininë e kundërt sa që do të mund të zgjedhin se me kë do t’i kalojnë ditët e nxehta verore.

Mirëpo, yjet ua tërheqin vërejtjen që të mos e teprojnë në joshje, por që vërtet të zgjedhin pësonin i cili u përshtatet.

Peshqit

Peshqit e mrekullueshëm dhe skofiarë më në fund do të kenë pesë minutat e tyre! Maji u shkon në favor posaçërisht Peshqve të cilët nuk janë në lidhje, por që vitin e kaluar kanë pasur probleme që të gjenin partnerin e përshtatshëm.

Periudhë ideale për të gjetur dashurinë do të jetë nëse Peshqit vendosin të shkojnë në një udhëtim, qoftë afarist apo privat.

Pjesëtarët e kësaj shenje, të cilët kanë partnerë më në fund do të qetësojnë epshin dhe do të kënaqen në kujdesin e personit të dashur. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

A mund të gjeni dy pllaka identike? A keni sy për detaje?

Stil
Kalo në kategori