Yjet e Ligës Premier në listën e transferimeve të Real Madridit për afatin kalimtar veror të ardhshëm

Real Madridi nuk ishte shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës 2024, pasi afroi vetëm Kylian Mbappe dhe Endrick Felipe, duke bërë që shumë njohës të futbollit të befasohen, pasi kishte nevojë për afrime sidomos në mbrojtje. Paratë e kursyera, dhe gjithashtu të grumbulluara nga largimet e lojtarëve, mund të lejojnë klubin që të jetë shumë aktiv në vitin 2025, pasi arka e klubit është plotë. Rodri i Man Cityt mund të jetë një nga ata që janë në shënjestër, pasi ai ka qenë rregullisht i lidhur javët e fundit me një kthim në Spanjë.

Nuk ka dyshim se Real Madridi do të duhet të ndërhyjë në të gjitha repartet në vitin 2025, megjithëse është bërë e qartë nga klubi se ata nuk do të nënshkruajnë me lojtarë për të thënë se afruam lojtarë.



















































