LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi zbulon një “stendë” të re të karikimit me valë me 100W

Xiaomi zbulon një “stendë” të re të karikimit me valë me 100W

Xiaomi zyrtarisht ka një “stendë” të re të karikimit pa tel – një model 100W, i cili është pothuajse identik në çdo mënyrë me njësinë e tij ekzistuese 80W.

Ky i fundit daton në vitin e kaluar dhe ka qenë në ofertë për ca kohë, megjithëse me një dizajn paksa të ndryshëm nga prototipi origjinal, përcjell Telegrafi.


Ky dizajn më i ri dallon gjithashtu me njësinë 100W.

I vetmi ndryshim i vërtetë fizik është se modeli më i ri 100W MDY-13-EL vjen në të zezë me theks të artë, ndërsa më i vjetri 80W MDY-13-ED është i disponueshëm në të bardhë me thekse argjendi.

Dyshja duket të jenë mjaft të ngjashëm edhe nga brenda, pasi modeli i ri është ende i bazuar në teknologjinë standarde të karikimit Qi. /Telegrafi/