LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi “Super Charge Turbo” mund të ngarkojë plotësisht smartphonin tuaj për vetëm 17 minuta

Xiaomi “Super Charge Turbo” mund të ngarkojë plotësisht smartphonin tuaj për vetëm 17 minuta

Po, e dëgjuat mirë. Pas një pritjeje të gjatë, Xiaomi prezanton më në fund teknologjinë e saj “Super Charge Turbo” me 100 W.

Teknologjia nga Xiaom u zbulua në Konferencën zhvillimore në Kinë ditën e martë.


Teknologjia e karikimit të shpejtë 100W, siç pretendon Xiaomi, mund të ngarkojë një telefon me bateri 4000mAh për vetëm 17 minuta, transmeton Telegrafi.

Në konferencë, kompania demonstroi gjithashtu një video që tregon se sa mirë funksionon ajo.

Kjo video u postua në Weibo dhe në postim thuhet se shitjet do të fillojnë vitin e ardhshëm.

Një bateri 4000 mAh mund të ngarkohet plotësisht brenda 17 minutave. Dhe nëse ju keni vetëm dhjetë minuta kohë, ai do të mbushet të paktën 68 %. /Telegrafi/