LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi paralajmëron orën e mençur

Xiaomi paralajmëron orën e mençur

Thashethemet për lansimin e orës së mençur nga Xiaomi kanë qarkulluar për një kohë të gjatë, ndërsa tani thuhet se jemi vetëm disa muaj larg nga prezantimi zyrtar i saj.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Xiaomi ka thënë se ora e mençur nga Xiaomi është në përgatitje e sipër dhe se e njëjta do të lansohet në gjysmën e dytë të këtij viti.


Kompania kineze pritet të lansojë gjeneratën e dytë të Mi Band 2 dhe MIUI OS në një ngjarje mediale me 10 maj, por këtu nuk pritet lansimi i orës.

Tani që kompania e ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e orës së mençur, pritjet janë që detajet për të të rrjedhin shumë shpejtë.