LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi Mi Mix 2 është telefoni pa asnjë kornizë në ekran (VIDEO)

Xiaomi Mi Mix 2 është telefoni pa asnjë kornizë në ekran (VIDEO)

Telefonat premium që synojnë të ofrojnë ekran të plotë pa kornizë janë trendi i ri i industrisë, mirëpo prodhuesi i famshëm kinez, Xiaomi me sa duket do ta lartësojë në një nivel krejt tjetër këtë gjë, me modelin e ri të telefonit Xiaomi Mi MIX 2.

Versioni fillestar i Mi MIX e ka arritur këtë synim të kompanisë deri në një masë, mirëpo brezi i ri i kësaj linje me sa duket do ta heq gjithë kornizën prej ekranit, e cila megjithatë gjendet edhe në modelet e reja të telefonave sikurse Galaxy S8, LG G6 e madje edhe Essential Phone.


Even less

Posted by Starck on Donnerstag, 17. August 2017

Dizajneri francez, Philippe Starck, ka postuar konceptin e këtij telefoni i cili pothuajse nuk ka korniza fare në të trija anët, ndërsa edhe në pjesën e poshtme, korniza e telefonit është sa gjysma e asaj që sot gjendet në Galaxy S8.

Natyrisht, videot e konceptit janë zakonisht dëshira dhe ide të dizajnerëve. Por kur një koncept video vjen nga dizajner zyrtar dhe aktual i një produkti, në një linjë produkti që ai tashmë ka pasur përvojë, distanca midis konceptit dhe realitetit zvogëlohet ndjeshëm.

Ne tashmë e dimë se Mi MIX 2 do të arrijë këtë vit dhe kur të vijë – nëse duket diçka ngjashëm si në këtë video – atëherë Xiaomi do ta hedhë dizajnin e telefonave Android në një nivel tjetër, gjithsesi.

Në trend Teknologji

Më shumë
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë

Të dhënat e kartës suaj bankare dhe informacione tjera personale janë në rrezik nëse i përgjigjeni këtij email-i të rremë "nga Netflix"

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda

Teknologji
Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Inovacionet që as nuk i kemi imagjinuar ndonjëherë - 10 ndryshimet me Inteligjencë Artificiale që do të vijnë në vitet 2024-2025

Teknologji
Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Clicks prezanton tastierën fizike për iPhone

Teknologji
Kalo në kategori