LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi lanson rivalin e Amazon Echo për vetëm 45 dollarë

Xiaomi lanson rivalin e Amazon Echo për vetëm 45 dollarë

Asistentët digjital dhe dëgjuesit e mençur shtëpiak janë bërë pajisje të domosdoshme për entuziastët e teknologjisë në shumë vende të botës.

Pajisjet sikurse Amazon Echo dhe Google Home janë të lira por ofrojnë shumë mundësi, jo vetëm lëshim të muzikës, sepse me ato mund të porositet një pizë apo porosia e një veture Uber, e deri tek kontrolli i plotë i shtëpisë. Në treg janë edhe poçat e mençur Philips Hue apo termostatet e Nest.


Duke pasur parasysh adoptimin e shpejtë të tyre, nuk është çudi që kompanitë e mëdha të teknologjisë kanë filluar të hidhen në trendin e krijimit të pajisjeve të tilla të mençura, përkatësisht altoparlantëve me të cilët mund të flasësh në shtëpi.

Apple është e fundit në mesin e emrave të mëdhenj me HomePod, të cilin kompania e shet për një çmim prej 349.99 dollarëve, dhe raportet e fundit që kanë qarkulluar thonë se edhe Facebook po kërkon të krijojë alternativën e saj ndaj Amazon Echo.

Sot, Xioami zyrtarisht iu bashkua rivalëve të saj me lansimin e Mi AI, dëgjueses së mençur me të cilën kompania kineze synon të konkurrojë në tregun kinez, por për çmim shumë më të ulët. Ndërsa Echo e Amazon tani mund të blihet për 180 $, Xiaomi Mi AI do të vijë shumë më lirë, apo për vetëm 45 dollarë.

Xiaomi do të debutojë me versionet e para të Mi AI gjatë muajit gusht, në formën e një programi të kufizuar beta për qëllime testimi.

Në trend Teknologji

Më shumë
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Poetry Camera i shndërron fotografitë në poezi

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Telefon me ekran transparent - a është e mundur kjo?

Telefon me ekran transparent - a është e mundur kjo?

Teknologji
Kalo në kategori