LAJMI I FUNDIT:

Xiaomi 12S Ultra kalon iPhone 13 Pro Max në testimet e lojërave

Xiaomi 12S Ultra kalon iPhone 13 Pro Max në testimet e lojërave

Shumica e telefonave të mençur të nivelit të lartë janë mjaft të shpejtë për disa përdorues, por nga perspektiva e numrave të performancës, seria e çipave A të Apple që i japin fuqi iPhone-ve qëndrojnë më mirë se SoCs-ët që i fuqizojnë telefonat me sistem operativ Android.

iPhone-ët tradicionalisht kanë ofruar performanca dhe grafika më të mira se telefonat me Android, por që Qualcomm mund të jetë afër që ta marrë për vete atë kurorë.


Phone Arena shkruan Golden Reviewer, të cilët bëjnë rishikimin e thellë dhe testimin e telefonave të mençur, kanë zbuluar se telefoni më i ri i Xiaomi, Xiaomi 12S Ultra, kanë grafika më të mira të lojës se shumica e telefonave në treg, duke përfshirë këtu edhe telefona e Apple, transmeton Telegrafi.

Performanca e telefonave në testin e lojërave

Telefoni fuqizohet nga Qualcomm Snapdragon 8 Plus Gen 1, i cili është një përmirësim i madh në krahasim me Gen 1 , kjo duke ju falënderuar procesit prodhues të TSMC 4nm.

Sipas Qualcomm, çipi ofron performancë të përmirësuar të CPU-së prej 10 për qind, shpejtësi më të madhe prej 10 për qind të GPU në krahasimin me paraardhësin e tij dhe është 30 për qind më efikas në energji.

Në fakt, Xiaomi 12S Ultra qëndroi më i freskët se shumica e telefonave tjerë të mençur që janë në listë, si për shembull iPhone SE 2022, i cili fuqizohet nga çipi më i fundit i Apple, A15 Bionic, iPhone 13 Pro Max i cili gjithashtu ka çipin A15, dhe gjithashtu më mirë se Galaxy S22 Ultra i cili fuqizohet nga versioni i më hershëm Snapdragon 8 Gen 1. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Futbolliste për herë të parë në kopertinën e lojës FIFA Ultimate Edition

Lojëra
Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Ninja, ‘streameri’ amerikan diagnostikohet me melanomë – një formë e kancerit të lëkurës

Teknologji
Kalo në kategori