Xhuli Nura ka qenë njëra nga banoret më të komentuara në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Ajo u përfol mjaft shumë për lojën, strategjitë e po ashtu edhe për sjelljen ndaj banorëve të tjerë.


Mes tjerash, modelja nga Drenica në BBVK nisi edhe një njohje me konkurrentin tjetër, Atdhe Xharavina.

xhuli Foto: Screenshot/YouTube

Të njëjtit patën disa momente intime duke shkëmbyer puthje e përqafime disa herë.

E ftuar në Prive në rubrikën ’60 sekonda’, bukuroshja u shpreh e penduar për njohen me Atdheun.

Screenshot 42 1  1 Foto: Screenshot/YouTube

“Lëvizja në lojë cila mendon që ka qenë gabim që e ki bërë”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Nurës për të cilën tha pa menduar fare: “Njohja me Atdheun”.

Xhuli nga ana tjetër ka qenë në mesin e pesë finalistëve, ku fitues u shpall Arkimed Lushaj - Stresi. /Telegrafi/