Xhirime nga vetë huliganët kroatë kur ndezën fishekzjarrët dhe ndërprenë ndeshjen (Video)


Tifozët kroatë dje arritën të ndërpresin ndeshjen për disa çaste, pas hedhjes së fishekzjarrëve në fushë.
Dhuna shkallojë edhe në shkallët e stadiumit, ku u rrahën më tifozët çekë.
Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video ku tifozët kroatë e kanë gjiturar vetë fillimin e protestës sipas tyre.
Ata janë kundër Federatës dhe veçanërisht kundër Zdravko Mamiqit, ish-drejtor ekzekutiv i Dinamo Zagrebit.
Fansat kroatë kanë një betejë të gjatë me Mamiqin, i cili u arrestua gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar pasi ishte përfshirë një parregullsi në transferime të lojtarëve te Dinamo. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/06/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































