LAJMI I FUNDIT:

Xhipi i mahnitshëm me gjashtë rrotë, që konkurron me Mercedes-AMG 6×6 (Foto)

Xhipi i mahnitshëm me gjashtë rrotë, që konkurron me Mercedes-AMG 6×6 (Foto)

Mercedes-AMG G 63 6×6 është një makinë gjigante, nga e cila mund të nxirren shumë mësime.

Me gjashtë rrotë dhe tri boshte, ky AMG jo vetëm se kalon në çdo terren, por me 5.5-litra turbo-dyshe V8 dhe 536 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin brenda gjashtë sekondash, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, bisha gjermane nuk ka pasur konkurrencë, por punëtoria Hennessy me bazë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, po e punon një makinë me gjashtë rrotë, duke shfrytëzuar konstruktin e Ford Raptor që lansohet më 2017.

Kompanitë i kanë publikuar konceptet e dy xhipave, VelociRaptor 6×6 dhe VelociRaptor 600. Këto makina pritet të jenë turbo-dyshe me nga 600 kuaj fuqi.

Së bashku me to, do të vijnë edhe rrotat e posaçme që janë të destinuara vetëm për terrene të vështira, si dhe tjerat për rrugë normale.

Nuk dihet se kur lansohen këto vetura, që do të kushtojnë nga 295 mijë dollarë. /Telegrafi/

Xhipi i mahnitshëm me gjashtë rrotë qe konkurron me Mercedes AMG 6x6 foto 2

Xhipi i mahnitshëm me gjashtë rrotë qe konkurron me Mercedes AMG 6x6 foto 3

Xhipi i mahnitshëm me gjashtë rrotë qe konkurron me Mercedes AMG 6x6 foto 4

Xhipi i mahnitshëm me gjashtë rrotë qe konkurron me Mercedes AMG 6x6 foto 5