Xhesika: Më ofruan para për emrin e deputetit nga kryeministria
Këngëtarja Xhesika Ndoji me sa duket ka vendosur të jetë në qendër të vëmendjes për deklaratën e saj se një deputet i ofroi para në këmbim të marrëdhënies seksuale.
Në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”, ajo ka pranuar se deputeti është nga radhët e PD-së.
Gjithashtu, ajo shton se dikush që ishte prezantuar si punonjës i kryeministrisë, i kishte ofruar të holla që të tregojë emrin e deputetit të PD-së, por ajo ka refuzuar. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/02/2016














































