LAJMI I FUNDIT:

Xhemajli: Temat e mëdha, kanë lënë në harresë problemet e përditshme të qytetarëve (Video)

Xhemajli: Temat e mëdha, kanë lënë në harresë problemet e përditshme të qytetarëve (Video)

Hana Xhemajli nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka thënë se temat e mëdha e kanë lënë në harresë qytetarin e Kosovës dhe problemet e përditshme me të cilat përballet ai.

Xhemajli, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se tema si shëndetësia, edukimi, aktivizmi qytetar, mirëqenia sociale e zhvillimi ekonomik mbesin shumë poshtë prioriteteve nga institucionet, pavarësisht se me to qytetari përballet çdo ditë.

Përfaqësuesja nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka thënë se qytetarët duhet ta dinë se fuqia e tyre është shumë më e madhe se e politikanëve pasi ata janë shumicë dhe vetëm me votën e tyre politikanët vijnë në pushtet.

“Derisa qytetari nuk e kupton që ka më shumë fuqi se politikanët, jemi ku jemi. Në vendet evropiane qytetari është shumë i vetëdijshëm për taksën që e paguan ndaj shtetit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Xhemajli thotë se është e pakuptimtë që qytetarët që adresojnë ankesa kundër këtyre politikanëve votojnë përsëri të njëjtët.

Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)
Lexo po ashtu Aliu: Qytetarët ta kuptojnë se qeveritarët nuk janë aty për t’i sunduar, por për t’i shërbyer (Video)

Përfaqësuesja nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES) shton se në Kosovë ka ardhur koha që qytetari t’ua imponojë prioritetet subjekteve politike e jo politikanët t’u prezantojnë qytetarëve platformat e tyre sipas prioriteteve që ata duan.

“Qytetarët ishte dashur që në takimi me politikanët para zgjedhjeve t’u thonë se “ne kemi dëgjuar për “Kosovën që duam”, për shëndetësinë e edukimin, por ne po duam “këtë”. A e bëni këtë?”. Nëse “jo” atëherë leje këtë punë se nuk është për ty. Nëse “po” atëherë e ke votën time”, tha ndër të tjera  Hana Xhemajli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori