LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi pjesëmarrës në konferencën e pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve dhe samitin e parë për luftë kundër terrorizmit në Vjenë

Xhaferi pjesëmarrës në konferencën e pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve dhe samitin e parë për luftë kundër terrorizmit në Vjenë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, prej më 7 deri më 9 shtator do të marrë pjesë në Konferencën e pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve dhe Samitin e parë parlamentar për luftë kundër terrorizmit në Vjenë, Austri.

Konferenca e pestë botërore e kryetarëve të parlamenteve është në organizim të UIP-së (IPU) dhe Parlamentit Austriak, në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara dhe në të pritet prezencë e më shumë se 110 kryetarëve të parlamenteve nga gjithë bota.


Tema e konferencës globale dyditore e përfaqësuesve më të lartë të parlamenteve është: “Liderët parlamentarë në shërbim të multilaterizmit më efektiv që siguron paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët dhe planetin”. Kryetarët e parlamenteve do të diskutojnë për prioritetet për të cilat nevojitet aksion ndërkombëtar parlamentar urgjent, përfshirë edhe reaksioni global ndaj pandemisë dhe rikuperimin pas KOVID-19, ndryshimet klimatike, lufta kundër dezinformimeve, pjesëmarrja e të rinjve në politikë dhe barazia gjinore.

Në hapjen solemne të Konferencës do të drejtohen: Duarte Paçeko, kryetari i UIP-së (IPU), Volfgang Sobotka, Kryetari i Këshillit Nacional Austriak, Peter Ragëll, Kryetari i Këshillit Federal Austriak, Tone Vilhelmsen Troen, Kryetare e Parlamenti Norvegjez dhe Abdulla Shahid, Kryetari i Kuvendit të 76. të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Konferencat botërore të kryetarëve të parlamenteve të UIP-së mbahen çdo vit të pestë, me qëllim të përforcimit të dimensionit parlamentar të administrimit global.

Samiti global parlamentar për luftë kundër terrorizmit më 9 shtator 2021 është eveniment i parë i këtij lloji, që bashkërisht e organizojnë UIP dhe Kombet e Bashkuara me temën: “Parlamentarët në frontin strategjik për preventivën, përforcimin e paqes dhe ndërtimin e ardhmërisë më të mirë për viktimat e terrorizmit”. Pritet që pjesëmarrësit në Samit të identifikojnë zgjidhje të përhershme dhe të japin kontribut parlamentar në përpjekjet globale në luftën kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, me qëllim të avancimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në mbrëmjen e 9 shtatorit, do të organizojë pritje me rastin e festës nacionale, 8 Shtatori dhe shënimin e 30 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit tonë.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori