LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Ka rezultate nga bashkëpunimi i deritanishëm me USAID-in

Xhaferi: Ka rezultate nga bashkëpunimi i deritanishëm me USAID-in

Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me me ambasadorin Baily dhe drejtoreshën e re të Zyrës së USAID -it në Shkup, Greçen Birkl.

Në takim diskutohej për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe organizatës amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID), siç janë projektet e realizuara nëpërmjet Institutit Nacional Demokratik (NDI), i cili e mbështet punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nëpërmjet programeve të financuara nga kjo organizatë.


Kryetari Xhaferi shprehu kënaqësi dhe mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme dhe theksoi se Kuvendi është i hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm me partnerët tanë strategjik. Sekretari i Përgjithshëm u pajtua me atë që e tha kryetari dhe shprehu gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se ka rezultate nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe përfunduan se ekziston interes i ndërsjellë, vullnet dhe hapësirë që ky bashkëpunim të vazhdohet, përparohet edhe në të ardhme./Telegrafi/