LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Dedaj: Kërkohet mënyrat për lehtësimin dhe liberalizimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës

Xhaferi-Dedaj: Kërkohet mënyrat për lehtësimin dhe liberalizimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj.

Xhaferi shprehu kënaqësi për marrëdhëniet bilaterale të mira dhe konstruktive ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, si edhe për bashkëpunimin e frytshëm ndërparlamentar. Ai e vlerësoi si veçanërisht të rëndësishëm bashkëpunimin në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, duke drejtuar urime për rrumbullakimin e suksesshëm të kryesimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me këtë forum të rëndësishëm të dialogut politik dhe diplomatik. Ai u zotua për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ndërlidhjen infrastrukturore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, duke theksuar se hapja e kalimeve të reja kufitare do i lehtësojë në masë të madhe biznes iniciativat dhe komunikimin ndërmjet qytetarëve.


Ambasadori Dedaj, qëndron në kumtesë, drejtoi urime për zbatimin demokratik të zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjen e sërishme të Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Duke vlerësuar se vendi lëviz në drejtimin e duhur, ai shprehu kënaqësi për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe e përshëndeti përparimin historik me anëtarësimin në NATO dhe rezultatet inkurajuese për fillimin e negociatave me BE-në. Ambasadori foli për gjendjen në Kosovë dhe Marrëveshjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë të nënshkruar në Uashington, të cilën e vlerësoi si historike.

Në takim u bë fjalë edhe për sfidat shëndetësore, ekonomike dhe sociale nga pandemia e Kovid-19, me ç ‘rast u vlerësua se është i domosdoshëm aktiviteti i përbashkët dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të rajonit për tejkalimin e pasojave nga pandemia, si edhe gjetja e mënyrës për lehtësimin dhe liberalizimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve ndërmjet shteteve.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se qëllimet e përbashkëta strategjike dhe përcaktimet e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës japin garanci se do të vazhdojë praktika e kultivimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe u zotuan për avancimin e mëtutjeshëm të komunikimit bilateral.

Në fund të takimit, Xhaferi i uroi mandat të suksesshëm Konsullit të ri të përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut me seli në Strugë, Agim Krasniqi, i cili po ashtu ishte i pranishëm në takim.

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori