LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: “11 Tetori” është festë e rëndësishme në historinë e shtetit

Xhaferi: “11 Tetori” është festë e rëndësishme në historinë e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e me rastin e festës shtetërore 11 Tetori, Ditën e Kryengritjes Popullore ka uruar qytetarët e RMV-së.

Ai thotë se kjo është ditë e rëndësishme në historinë e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo është dita me të cilën shënohet fillimi i luftës vendimtare kundër fashizmit – të keqes më të madhe në histori, dhe fillimi i luftës vendimtare për liri dhe dinjitet, me çka është dhënë mbështetje dhe ndihmë për fitimin e të mirës mbi të keqen në Luftën e Dytë Botërore. Festa e sotme është ditë e rëndësishme në historinë e shtetit dhe unë uroj që gjithë ta shënojmë në mënyrë të denjë dhe në ambient të madh festiv”.

“Luftërat e popujve ndryshojnë nëpër vite, mënyrat e luftës po ashtu ndryshojnë në përputhje me sfidat bashkëkohore që i sjell zhvillimi i shpejtë teknologjik”.

“Mirëpo, një gjë mbetet e njëjtë përgjithmonë dhe kjo është që kurrë mos harrojmë të jemi në anën e vërtetë, të drejtë, respektivisht të luftojmë për një jetë dinjitoze dhe njëlloj të mirë dhe cilësore për të gjithë. Bashkë të ecim rrugën e integrimit euroatlantik dhe të ndërtojmë ardhmëri stabile dhe të sigurt për gjeneratat e ardhshme, në shtet i cili do të jetë shembull suksesi në histori”, thotë kryetari i Kuvendit.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori