LAJMI I FUNDIT:

Xhafer Tahiri do bëhet kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri

Xhafer Tahiri do bëhet kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri

Hysni Gërguri ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se dorëhiqet edhe nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal në Vushtrri.


Pas kësaj dorëheqje, drejtimin e degës së LDK-së në Vushtrri e ka marrë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që vjen nga kjo parti.

Dorëhiqet kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri
Lexo po ashtu Dorëhiqet kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri

Madje Tahiri e ka falënderuar Gërgurin përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Më lejoni që në emrin tim e të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë, të ju falënderoj nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për LDK e për Vushtrrinë”.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.07 për qind të votave sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, duke e renditur atë në vendin e tretë pas Vetëvendosjes, fituese e zgjedhjeve dhe PDK-së, duke bërë kështu që kryetari i kësaj partie Isa Mustafa të jep dorëheqje, njofton Telegrafi.