Xavi, karriera e të cilit te Barcelona zgjati dy dekada, ka zbuluar se iu afruan skuadra të ndryshme si Milani, Interi dhe Bayern Munichu gjatë kohës që luante te klubi katalunas, por i refuzoi ofertat për shkak të besnikërisë së tij ndaj Barcelonës.

Mesfushori legjendar pohoi gjithashtu se ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, zhvilloi bisedime me të pasi ai kishte fituar Kupën e Botës FIFA U20 me Spanjën në vitin 1999.


“Milan. Po flisja me Gallianin, i cili erdhi në Barcelonë. Sapo kisha fituar Kupën e Botës U-20 në Nigeri. Pastaj erdhën Bayern Munich dhe Inter Milan”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Ata më kritikonin dhe pati momente të vështira, ku mendoja të largohesha, por zemra ime ka qenë gjithmonë te Barcelona”, përfundoi legjenda spanjolle.

Ndryshe, Xavi është një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e Barcelonës. Gjatë karrierës së tij me ekipin e parë (1998–2015), ai fitoi gjithsej 25 trofe me Barcelonën:

Trofetë e fituar nga Xavi me Barçën janë: tetë La Liga, tri Copa del Rey, gjashtë Superkupa të Spanjës, katër Liga të Kampionëve, dy Superkupa të Evropës dhe dy Kupa të Botës për Klube. /Telegrafi/

telegrafi sport app