LAJMI I FUNDIT:

Xavi merr një vendim të guximshëm për të ardhmen e Joao Felix

Xavi merr një vendim të guximshëm për të ardhmen e Joao Felix

Joao Felix nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij te Barcelona dhe në verë ai pritet të rikthehet te Atletico Madrid.

Xavi dhe ekipi i tij stërvitor kanë vendosur që Joao Felix nuk përshtatet në planet e tyre dhe nuk duhet të nënshkruhet përgjithmonë, raporton Joso Alvarez i El Chiringuito .


Stafi teknik i gjigantit katalunas beson se Barcelona do të luaj më mirë nëse në sezonin e ardhshëm do të kenë një sulmues krahu në anën e majtë dhe jo të luajnë me Joao Felix i cili synon të luaj si sulmues i dytë.

Xavi është gati të marrë vendimin e guximshëm për Lewandowskin dhe Joao Felixin
Lexo po ashtu Xavi është gati të marrë vendimin e guximshëm për Lewandowskin dhe Joao Felixin

Felix është i huazuar te Barca nga Atletico Madrid me Barcelonën që e ka opsionin e blerjes prej 80 milionë euro, shumë që konsiderohet shumë e lartë nga drejtuesit e klubit katalunas.

Pas një fillimi të ndritshëm, Felix ka luftuar për të ruajtur qëndrueshmërinë me Ferran Torres në dukje duke zënë vendin e tij në formacionin titullar.

Ish-lojtari i Barcelonës ‘sulmon’ Joao Felixin: Nuk janë gabimet që ai bën, por imazhi i keq që jep
Lexo po ashtu Ish-lojtari i Barcelonës ‘sulmon’ Joao Felixin: Nuk janë gabimet që ai bën, por imazhi i keq që jep

Portugezi kanë shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar tre asistime në 22 ndeshje me Barcelonën këtë edicion në të gjitha garat.

Gjithsesi Xavi ka vendosur të mos e mbajë lojtarin dhe Atletico Madrid qysh tani duhet të mendojë për një blerës të ri për portugezin pasi trajneri Diego Simeone nuk e dëshiron në skuadër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori