LAJMI I FUNDIT:

Xavi me akuza të rënda: Mourinho e dëmtoi imazhin e Real Madridit dhe ‘El Clasicos’

Xavi me akuza të rënda: Mourinho e dëmtoi imazhin e Real Madridit dhe ‘El Clasicos’

Finalja e madhe e Superkupës së Spanjës do të zhvillohet sonte në mbrëmje mes Real Madridit dhe Barcelonës.

Është një tjetër ‘El Clasico’ që pritet të jetë shumë i luftuar pasi është ndeshje finale dhe fituesi fiton trofe.

Megjithatë trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka shfaqur shumë respekt dhe admirim për trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelottin, por edhe për disa futbollistë madrilenë.


Tekniku katalunas ka thënë se ka kaluar koha kur ‘El Clasico’ ishte i dhunshëm dhe këtë gjë e kishte instaluar trajneri portugez Jose Mourinho gjatë kohës sa ishte trajner i Realit, derisa Xavi në atë kohë ishte futbollist i Barçës.

El Clasico në kohën sa ishte Jose Mourinho trajner i Real Madridit

“Gjatë kohës që Jose Mourinho qëndroi tek Reali nuk krijoi një imazh të mirë dhe nuk ishte pozitive për askënd, Ai duhet të tregonte dinjitet”, u shpreh Xavi.

Tutje tekniku katalunas foli për Carlo Ancelottin duke e quajtur një zotëri të futbollit.

“Sa i përket Ancelottit, ne kemi një marrëdhënie të mirë dhe jemi takuar shumë herë. Madje i dhashë një çmim kur isha ambasador në Katar. Ai më duket një person i jashtëzakonshëm dhe një zotëri nga bota e futbollit”.

“Ne duhet t’i përmbahemi linjës së sjelljes dhe të mos harrojmë se lufta mes nesh është vetëm në futboll. Unë e admiroj trajnerin dhe disa lojtarë të Real Madridit dhe nuk kam pse ta fsheh”, u shpreh Xavi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

Për katër ditë, dy suspendime për Jude Bellingham

La Liga
Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

Konfirmohet nga Italia: Real Madridi ka tri vite që e ndjek sensacionin e Torinos, dëshiron ta marrë qysh në verë

La Liga
Kalo në kategori