LAJMI I FUNDIT:

Wyoming bëhet shteti i parë amerikan që ndalon përdorimin e pilulës së abortit

Wyoming bëhet shteti i parë amerikan që ndalon përdorimin e pilulës së abortit

Wyoming u bë shteti i parë amerikan që ndaloi përdorimin ose recetën e barnave të abortit pasi guvernatori, Mark Gordon nënshkroi një projekt-ligj të miratuar nga legjislatura shtetërore e kontrolluar nga republikanët në fillim të këtij muaji.

Në qendër të projekt-ligjit të Wyomingut është një dispozitë që ndalon “përshkrimin, shpërndarjen, shitjen ose përdorimin e çdo ilaçi me qëllim të kryerjes së një aborti”, shkruan newyorktimes.


Përjashtohen nga ndalimi të ashtuquajturat pilula të mëngjesit, kontraceptivë me recetë që përdoren pas marrëdhënieve seksuale, por para se të konfirmohet shtatzënia. Masa përfshin gjithashtu një përjashtim nga çdo trajtim i nevojshëm për të mbrojtur një grua “nga rreziku i menjëhershëm i jetës ose shëndetit të saj”, si dhe çdo trajtim për “abortin natyror sipas udhëzimeve mjekësore”.

Shkelja e ndalimit do të trajtohet si një krim, i dënueshëm deri në gjashtë muaj burg dhe një gjobë deri në 9000 dollarë. Masa parashikon që gruaja “të cilës i bëhet apo tentohet aborti kimik, nuk do të ndiqet penalisht”.

Guvernatori tha se po lejon gjithashtu kalimin, pa nënshkrimin e tij, të një projektligji të posaçëm të miratuar nga ligjvënësit e shtetit për të ndaluar procedurat konvencionale të abortit, përveç rasteve kur është e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e nënës, ose në rastet e përdhunimit ose incestit. Një përjashtim lejohet edhe për ndërprerjen e shtatzënisë nëse mjekët konstatojnë se ka një anomali fatale të fetusit.

Ndryshe, kombinimi i dy tabletave mifepristone dhe një ilaçi tjetër është forma më e zakonshme e abortit në SHBA. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori