LAJMI I FUNDIT:

Wozniak: Bitcoin është ari i vetëm dixhital

Wozniak: Bitcoin është ari i vetëm dixhital

Bashkëthemeluesi i gjigantit teknologjik Apple, Steve Wozniak, tha se vetëm Bitcoin është ari i vetëm dixhital, duke ripohuar besimin e tij në kriptovaluta.

Duke folur për CNBC në konferencën “Money 20/20” që po mbahet në Amsterdam, programeri veteran tha se ai “kopjoi” komentet e shefit ekzekutiv të Twitter, Jack Dorsey, duke thënë se Bitcoin është monedha e vetme e internetit.


“Blej në atë që Jack Dorsey thotë, jo se unë domosdoshmërish besoj se kjo do të ndodhë, por sepse unë dua që ajo të jetë kështu, ky është një mendim aq i pastër”, shpjegoi Wozniak, përcjell Telegrafi.

Shefi i Twitter-it: Bitcoin është monedha e së ardhmës
Lexo po ashtu Shefi i Twitter-it: Bitcoin është monedha e së ardhmës

Ai përsëriti se nuk është një investitor në kritpovaluta, por që ai e ka blerë një Bitcoin kur ishte në vlerën prej 700 dollarësh për të eksperimentuar me përdorimin e saj si një mjet pagese.

Bashkëthemeluesi i Apple: Kriptovalutat dhe Blockchain do të arrijnë potencialin e plotë brenda një dekade
Lexo po ashtu Bashkëthemeluesi i Apple: Kriptovalutat dhe Blockchain do të arrijnë potencialin e plotë brenda një dekade

“Kam një Bitcoin dhe dy Ethereum”, pohoi ai.

Sidoqoftë, për Wozniak, Bitcoin përfaqëson një klasë të veçantë të kripovalutave.

“Vetëm Bitcoin është ari i vetëm dixhital… dhe unë e blej vetëm këtë, por të gjithë të tjerët priren të heqin dorë nga disa aspekte të Bitcoinit”, tha ai.

Aktualisht një Bitcoin po tregtohet me 7,452.45 dollarë që brenda një muaji vlera e tij ka rënë për 20 për qind. /Telegrafi/