LAJMI I FUNDIT:

Bashkëthemeluesi i Apple: Kriptovalutat dhe Blockchain do të arrijnë potencialin e plotë brenda një dekade

Bashkëthemeluesi i Apple: Kriptovalutat dhe Blockchain do të arrijnë potencialin e plotë brenda një dekade

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, ka komentuar pozitivisht për kriptovalutat dhe teknologjinë Blockchain në fjalimin e tij të hapjes në Kongresin Botëror “We Are Developers 2018” në Vjenë të Austrisë.

Wozniak e konsideron Blockchain një “ide të madhe”.


“Blockchain është revolucioni i ardhshëm i madh i teknologjisë informative që do të ndodhë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai shpjegoi pikëpamjen e tij pozitive për Blockchain me faktin se ka shumë aplikacione të dobishme për teknologjinë në një numër fushash.

“Blockchain dhe kriptovalutat do të arrijnë potencialin e tyre të plotë në një dekadë”, tha Wozniak.

Shefi i Twitter-it: Bitcoin është monedha e së ardhmës
Lexo po ashtu Shefi i Twitter-it: Bitcoin është monedha e së ardhmës

Bashkëthemeluesi i Apple e citoi shefin ekzekutiv të Twitter-it, Jack Dorsey, i cili kishte thënë se Bitcoin do të bëhet “monedha e së ardhmes”.

Kjo nuk është hera e parë që Steve Wozniak ka bërë komente pozitive në lidhje me kriptovalutat dhe Blockachain. Në konferencën “Money 20/20” në Las Vegas, në tetor të vitit të kaluar, ai tha se Bitcoin është më i mirë se ari dhe dollari amerikan. /Telegrafi/