LAJMI I FUNDIT:

Wordskapes është një lojë mjaft e mirë për të kaluar kohën gjatë qëndrimit mbyllur në shtëpi

Wordskapes është një lojë mjaft e mirë për të kaluar kohën gjatë qëndrimit mbyllur në shtëpi

Qëndrimi mbyllur në shtëpi, si pasojë e përhapjes së coronavirusit, është shumë më i lehtë për ata që merren me video-lojëra.

Për dikë që ka vendosur që tani të merret me këto lojëra, është e vështirë të mësohen, iu mungojnë konsolat adekuate, derisa blerja e pajisjeve të reja për lojë është mjaft e kushtueshme, transmeton Telegrafi.


Andaj, disa janë menduar për lojën e thjeshtë Wordskapes, që shkarkohet falas në iOS dhe Android, ndërsa ofron mundësi për kalimin e kohës së lirë në shtëpi gjatë këtyre ditëve.

Megjithëse në fillim duket mjaft bezdisëse, loja që ofron disa shkronja të cilat duhet të formulohen në një fjalë, është mjaft e këndshme.

“Ka kaluar muaji mars, por po iu ofrojmë shkronjat e njëjta, që të krijoni një fjalë tjetër”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, ku tregohet një prej enigmave të mundshme.

Luajtja me Wordskapes kërkon pak përkushtim, sepse duhet menduar për zgjidhjet që ofrohen, derisa janë edhe monedhat, që mund të shfrytëzohen si ndihma, nëse lojtari bllokohet në ndonjërën prej fjalëve.

Sa herë që ia del të zgjedh fjalën e duhur, shpërblehet me ndryshimin e imazheve në sfond, derisa gjatë tërë kohës dëgjohet edhe një muzikë shumë e mirë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Spotify nënshkruan marrëveshje milionëshe me komedianin Joe Rogan

Teknologji
WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

Teknologji
Kalo në kategori