LAJMI I FUNDIT:

“Wizz Air” promovoi tri linja të reja në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup

“Wizz Air” promovoi tri linja të reja në aeroportin “Leka i Madh” në Shkup

Linja të reja ajrore nga Shkupi drejt Maltës, Romës (Çampino) dhe Vaksjo (Suedi) do të vendos prej më 14 dhe 16 korrik të këtij viti kompania me buxhet të ulët “Wizz Air” për kur paralajmëron rritje të flotës në aeroportin e Shkupit me edhe një aeroplan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shitja e biletave për tri linjat e reja fillon sot, në wizzair.com, me çmime prej 1.799 denarë. Të gjitha rezervimet e bëra në cilëndo prej 27 destinacioneve nga Shkupi sot deri në mesnatë do të jenë zbritje speciale prej 20 për qind, me çka “Wizz Air” shënon tre milionë pasagjerë të transportuar për linjat me tarifa të ulëta nga Maqedonia dhe drejt Maqedonisë.


“Investimi ynë në bazën në Shkup me fluturaken shtesë, tre linjat e reja dhe frekuentimet e rritura të fluturimeve ekzistuese, do të thotë më shumë vende pune në Maqedoni dhe në “Viz er”, por edhe tek partnerët tanë të biznesit dhe kjo shtesë do t’i stimulojë industritë turistike dhe hotelierike dhe do t’i përforcojë marrëdhëniet e biznesit në Maqedoni”, tha në promovim Oven Xhons, drejtor kryesor për çështje korporative i “Wizz Air”.

Aeroplanin e katërt e paralajmërojnë në bazën në Shkup, sipas përfaqësuesve të kompanisë ajrore, është investim i mëtejmë prej 99 milionë euro shtesë në Maqedoni dhe mundësi për hapjen e vendeve të drejtpërdrejta të punës. Me këtë paralajmëron se numri i përgjithshëm i punësimeve të drejtpërdrejta të “Wizz Air” në Shkup do të arrijë 150.

Krahas linjave të reja, fluturimet nga Shkupi drejt Ajndhovenit, Bruksel-Sharleroa, Memingen (Munih Perëndim) dhe Kopenhagë do të rriten me frekuentime të rritura deri në tre fluturime në javë, ndërsa lidhjet nga Shkupi drejt Geteborg Landveter, Bratisllavës dhe prej Ohrit drejt Bazelit-Milhausit-Frajburgut do të jenë me frekuentime të rritura deri në katër fluturime në javë. Njëherësh fluturimet nga Shkupi drejt Malmos dhe Milhausit do të qarkullojë çdo ditë.

“Wizz Air” i shërben 29 linja drejt 13 shteteve prej dy aeroporteve të Maqedonisë në Shkup dhe Ohër, duke e përfshirë edhe rutën prej Shkupit drejt Budapestit që fillon në prill./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori