LAJMI I FUNDIT:

Will Smith një hero për fansin e tij (Foto)

Will Smith një hero për fansin e tij (Foto)

Will Smith provon se është hero dhe në jetën reale… të paktën për një fans të tijin.

Aktori i mirënjohur shpëtoi telefonin e fansit të tij nga dëmet e parekuperueshme pasi i kërkoi autograf. Aksidentalisht telefoni i tij ra poshtë makinës së yllit hollivudian.


Will Smith humb babanë
Lexo po ashtu Will Smith humb babanë

Fansi po priste jashtë në të ftohtë për të takuar 48-vjeçarin para hotelit të tij në Nju Jork, transmeton Top Channel.

Teksa për pak i doli huq pritja e tij, fansi mori një kujtim që do të zgjasë përjetë, një selfie me Smith.

Will Smith do të jetë protagonisti i Collateral Beauty, që luan rolin e një shefi ekzekutiv që tërhiqet nga jeta për shkak të një tragjedie personale.

Kolegët e tij kanë një plan ta kthejnë atë në përballje me dhimbjen. Filmi del në kinema më 16 dhjetor.

Will Smith fotografohet me fansin e tij.
Will Smith fotografohet me fansin e tij.