LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp Web bëhet me funksion bllokimi për më shumë privatësi

WhatsApp Web bëhet me funksion bllokimi për më shumë privatësi

Aplikacioni WhatsApp tani ofron më shumë privatësi për përdoruesit e tij falë një veçorie të re të kyçjes së ekranit.

Funksioni i ri është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit e WhatsApp Web, dhe detyra e tij është të bllokojë qasjen e paautorizuar në aplikacion pa futur kodin e llogarisë.


Funksioni i kyçjes së ekranit u njoftua fillimisht vitin e kaluar, por vetëm tani është duke u futur në përdorim, transmeton Telegrafi.

Kjo risi është fillimisht e disponueshme për pjesëmarrësit e programit Beta.

“Falë kësaj veçorie, është e mundur të mbrohet aplikacioni nga qasja e paautorizuar duke përdorur një fjalëkalim. Pas testimit të gjerë, funksioni tashmë është i disponueshëm për disa testues beta që përdorin versionin më të fundit të WhatsApp Web dhe që janë pjesë e programit zyrtar beta”, u tha nga WhatsApp, që është në pronësi të kompanisë Target.

Pasi të jetë i disponueshëm, funksioni do të aktivizohet duke zgjedhur opsionin “WhatsApp Settings” dhe skedën “Privacy”.

Ata që harrojnë aksidentalisht kodin duhet të dalin për ta rivendosur atë ose thjesht të skanojnë kodin QR duke përdorur aplikacionin e telefonit të mençur.

Funksioni i ri jo vetëm që përmirëson privatësinë dhe sigurinë, por gjithashtu bllokon njoftimet push kur aplikacioni është i kyçur.

Ky është një lajm i shkëlqyeshëm sepse njoftimet për mesazhet e marra janë shpesh të aksesueshme për këdo që ka një pamje të ekranit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Prifti virtual

Prifti virtual "At Justin" që dëgjon rrëfimet e njerëzve dhe u ofron atyre falje përballet me reagime të shumta në rrjete sociale

Teknologji
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Në korrik, Samsung prezanton Galaxy Z Flip6 - Fold6 dhe Galaxy Ring

Teknologji
Kalo në kategori