LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp vazhdon të prezantojë rregulla të diskutueshme

WhatsApp vazhdon të prezantojë rregulla të diskutueshme

Facebook po përpiqet në çdo mënyrë të rikthejë besimin e përdoruesve, të cilin ata vetë e shkelën kur vendosin kushte të reja të privatësisë për përdorimin e aplikacionit WhatsApp.

Muajin e kaluar, përdoruesit e aplikacionit WhatsApp morën një njoftim që për të vazhduar të përdoni aplikacionin duhet të shpërndani të dhënat tuaja me Facebook dhe WhatsApp.

Kështu, duke pranuar kontratën, përdoruesit do t’i siguronin Facebook një numër të madh autorizimesh që nuk shkojnë dorë për dore me aplikacionin për mesazhe të koduar, i cili është një imazh që WhatsApp po përpiqet të ruajë për një kohë të gjatë.

Gjithashtu, njoftimi thoshte që azhurnimi nuk mund të refuzohet, por mund të shtyhet vetëm – kur të vijë afati, do të duhet të bëni një zgjedhje, ose të mbaroni nga aplikacioni, ose ta azhurnoni atë.

Miliona përdorues kaluan në aplikacione tjera, domethënë, ata filluan të përdorin Signal, Viber, Telegram dhe aplikacione të tjera të ngjashme.

Në blogun zyrtar , WhatsApp tani ka konfirmuar se po ndjek ndryshimet që ata kanë përshkruar.

Sidoqoftë, ata kanë vendosur të jenë më transparentë në komunikimin me përdoruesit sesa më parë, kështu që ata do të dërgojnë një njoftim për të gjithë në detaje, në të cilin do të shkruajnë se çfarë saktësisht po ndryshon dhe në çfarë mënyre.

Afati i fundit për pranimin e azhurnimeve dhe kushteve të reja të privatësisë është 15 maj, dhe ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat deri atëherë.

Ndoshta popullariteti i Signal dhe Telegram do të rritet edhe më shumë, dhe ndoshta përdoruesve do t’ju pëlqejë akoma fakti që WhatsApp është “hapur” pak më shumë, kështu që ata nuk do t’i shqetësojnë ndryshimet kur u shpjegohen atyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Meta po integron Inteligjencën Artificiale në syzet Ray-Ban

Teknologji
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori