LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

WhatsApp teston veçorinë për t’i dërguar më lehtë mesazhe vetes

WhatsApp, një platformë mesazhesh në pronësi të Meta-s thuhet se ka testuar një veçori që do t’ju mundësonte përdoruesve t’i dërgojnë mesazhe vetes më lehtë.

Sipas WABetaInfo, WhatsApp tani po teston disa përmirësime për dërgimin e mesazheve tek vetja për disa testues beta në aplikacionet e tij beta për Android dhe iOS, transmeton Telegrafi.


WhatsApp siç thuhet po kryen një test të vogël duke lansuar veçorinë “mesazhet me veten” për një grup të zgjedhur testuesish beta pas lansimit të WhatsApp beta për përditësimin Android 2.22.24.2.

Sipas raportit, testuesit beta e panë se WhatsApp tani po e nënvizon atë bisedë duke shtuar “message yourself” si titull të bisedës pas përditësimit në versionin më të fundit të aplikacionit Android.

Në këtë, WhatsApp ka një opsion të ri të bisedës të quajtur “Me (You)” që ju lejon të dërgoni mesazhe vetëm për veten tuaj.

Ndërkohë, ju mund të përdorni ende WhatsAppin për t’i dërguar vetes mesazhe duke përdorur wa.ma. /Telegrafi/